Paga bruto 62 000 ALL në muaj
- Paga bruto
- 62 000
- Sigurime shoqërore (punonjësi)
- − 5890
- Sigurime shëndetësore (punonjësi)
- − 1054
- Tatimi mbi të ardhurat
- − 2463
- Paga neto
- 52 593 ALL
Elif Burime Njerëzore · programi HR i Elif për web, celular dhe desktop
Elif Burime Njerëzore është programi për burime njerëzore (HR) që llogarit listëpagesën, ndjek prezencën dhe lejet dhe përgatit raportet për tatimet dhe inspektoratin e punës. Pjesë e Elif, programit të fiskalizimit dhe të kontabilitetit.
Punon në shfletues (Elif Web), në celular (Elif për Android dhe iOS) dhe në kompjuter (Elif Desktop për Windows), me të njëjtat të dhëna.



Si funksionon
Të dhënat bazë, pozicioni, paga, llogaria bankare, dokumentet dhe kontrata ruhen në një kartelë të vetme për çdo punonjës.
Punonjësit bëjnë hyrje/dalje dhe kërkojnë leje nga celulari. Përgjegjësi i miraton me një prekje dhe bilanci i lejeve përditësohet vetë.
Elif llogarit kontributet, tatimin mbi të ardhurat, mungesat, shtesat dhe ndalesat dhe nxjerr fletëpagesën për secilin punonjës.
Regjistri i punëmarrësit, listëpagesat për tatimet dhe sigurimet, urdhërpagesa bankare dhe raportet e prezencës, gati për t’u printuar.
Funksionet

Kartela e plotë e çdo punonjësi: të dhënat personale, pozicioni, paga, dokumentet dhe historiku i ndryshimeve.

Nga paga bruto te paga neto, me kontributet dhe tatimin. Një klik për tërë muajin, pa gabime nga Excel-i.

Kërkesa për leje nga celulari, miratim me një prekje, hyrje/dalje dhe raporte mjekësore pa mbivendosje.

Regjistri i punëmarrësit, vërtetime, lejet, prezenca dhe pagat. Çdo raport shihet në ekran dhe printohet.
Web · Celular · Desktop
Zyra punon në kompjuter, punonjësit dhe përgjegjësit në celular. Të dhënat janë të përbashkëta: një kërkesë për leje e bërë në celular shfaqet menjëherë për miratim në kompjuter.

Në shfletues, pa instalim. Punonjësit, listëpagesat, lejet, prezenca dhe raportet nga çdo kompjuter.

Hyrje/dalje me vendndodhje, kërkesa dhe miratime leje dhe raportet kryesore. Hyrje/dalja punon edhe pa internet.

Forma e plotë për Windows, e shpejtë për punë të përditshme: kartela e punonjësit, listëpagesat dhe raportet e printuara.
Telegram
Elif dërgon çdo hyrje/dalje në grupin tuaj në Telegram: kush, kur, ku dhe sa orë ka punuar sot. Përgjegjësi e di menjëherë, pa hapur raportin.
Demo live
Demo ka formularët dhe raportet e Elif Web, aplikacionin e celularit dhe formën e Elif Desktop. Gjithçka funksionon në shfletues dhe nuk dërgohet asgjë.
Listëpagesa
Elif llogarit kontributet e sigurimeve, tatimin mbi të ardhurat, mungesat e papaguara, shtesat dhe ndalesat dhe nxjerr fletëpagesën. Shembuj me tri paga:
Shembuj me normat e demos. Në Elif nivelet e tatimit dhe kontributet i caktoni te Konfigurime dhe ndryshojnë kur ndryshon ligji.
Shikoni listëpagesën në demoPër kë është
Tabela e çmimeve
Në vit për punonjës, me TVSH. Të gjitha paketat përfshijnë të njëjtat funksionalitete.
1–60 punonjës
800 L në vit / punonjës
61–249 punonjës
700 L në vit / punonjës
+250 punonjës
600 L në vit / punonjës
Pyetje
Elif Burime Njerëzore (Elif HR) është programi për burime njerëzore i 2RM Lab. Ruan të dhënat e punonjësve, llogarit listëpagesën, menaxhon lejet, mungesat, hyrje/daljet, kontratat dhe raportet mjekësore dhe nxjerr raportet për tatimet dhe inspektoratin e punës.
Burimet njerëzore janë një modul i programit Elif, së bashku me fiskalizimin, kontabilitetin, shitjen dhe magazinën. Përdorni të njëjtin program, të njëjtin përdorues dhe të njëjtën kompani, pa riregjistruar të dhëna.
Për biznese me 20 ose më shumë punonjës, zyra kontabiliteti që llogarisin paga për klientët dhe ekipe me degë ose punë në terren. Përdoret njësoj nga zyra dhe nga ekipet jashtë saj.
Elif merr pagën bruto të punonjësit, llogarit kontributet e sigurimeve dhe tatimin mbi të ardhurat sipas niveleve që keni caktuar, heq mungesat e papaguara dhe shton shtesat dhe ndalesat. Mund të llogaritni edhe sipas orëve, ditëve të punës, kilometrave ose çdo variabli tjetër.
Po. Elif përgatit regjistrin e punëmarrësit, listëpagesat për tatimet dhe sigurimet, vërtetimet për bazën e vlerësueshme, importin e ndryshimeve dhe dokumentet që kërkon inspektorati i punës.
Po. Në aplikacionin Elif për Android dhe iOS punonjësit bëjnë hyrje/dalje me vendndodhje, bëjnë kërkesa për leje dhe shohin raportet, ndërsa përgjegjësit miratojnë lejet. Hyrje/dalja punon edhe pa internet dhe dërgohet kur kthehet lidhja.
Po. Elif lidhet me pajisje biometrike për gisht, fytyrë ose kartë dhe i merr hyrje/daljet në raportin e prezencës dhe te listëpagesa. Pajisjet nuk përfshihen në çmim.
Çmimi është në vit për punonjës: 800 L deri në 60 punonjës, 700 L nga 61 deri në 249 dhe 600 L mbi 250, me TVSH. Të gjitha paketat kanë të njëjtat funksionalitete. Implementimi dhe përshtatjet janë shërbime shtesë.
Hapni demon live në këtë faqe, pa regjistrim: formularët dhe raportet e Elif Web, aplikacioni i celularit dhe forma e Elif Desktop. Për një prezantim me të dhënat tuaja, na shkruani ose na telefononi.