Funksionet e programit për burime njerëzore Elif

Nga kartela e punonjësit deri te fletëpagesa dhe raportet: çfarë bën Elif HR dhe si duket në web, në celular dhe në desktop.

Burimet njerëzore brenda programit tuaj të biznesit

Elif Burime Njerëzore është eksperienca disa vjeçare e një ekipi ekonomistësh dhe programuesish, e përmbledhur në një program të thjeshtë, efikas dhe të plotë për nevojat e burimeve njerëzore. Ju çliron nga tensioni i afateve, i organizimit të punës dhe i saktësisë së të dhënave.

Programi sfidon Excel-in në saktësi, në thjeshtësi dhe në ruajtjen e konfidencialitetit të aksesit. Përdoret njësoj nga zyra dhe nga çdo vendndodhje, pa nevojë për trajnime pas fazës fillestare të implementimit.

Pse Elif Burime Njerëzore

Organizon dhe automatizon
Të dhënat e punonjësve, listëpagesat, lejet dhe dokumentet e inspektoratit të punës në një vend.
E thjeshtë për t’u përdorur
Çdo përdorues me njohuri minimale kompjuterike e përdor pa trajnime të gjata.
Në web, celular dhe desktop
Të dhëna të përbashkëta: ajo që bëhet në celular shihet menjëherë në kompjuter.
Pjesë e Elif
Së bashku me fiskalizimin dhe kontabilitetin, pa riregjistruar të dhëna.

01

Kartela e plotë e punonjësit

Çdo punonjës ka një kartelë: të dhënat personale, pozicioni, paga, llogaria bankare, dokumentet dhe historiku. Nuk ka më dosje letre dhe skedarë të shpërndarë.

  • Të dhënat bazë, kontaktet, departamenti, pozicioni dhe ekipi
  • Paga, dita e pagesës dhe llogaria bankare
  • Dokumentet e skanuara, klasifikimet dhe shënimet
  • Historiku i ndryshimeve të punonjësit nga data në datë

02

Listëpagesa mujore në një klik

Programi llogarit pagën e çdo punonjësi nga paga bruto te paga neto dhe nxjerr fletëpagesën, pa kalkulime me dorë.

  • Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të punonjësit dhe të punëdhënësit
  • Tatimi mbi të ardhurat sipas niveleve që caktoni te Konfigurime
  • Mungesat e papaguara, shtesat dhe ndalesat hyjnë vetë në llogaritje
  • Fletëpagesa për çdo punonjës dhe përmbledhja e muajit

Mund të importoni listëpagesa nga Excel dhe t’i përsërisni për muajin tjetër.

03

Raportimi për tatimet dhe inspektoratin e punës

Dokumentet që kërkohen nga institucionet përgatiten nga të njëjtat të dhëna. Regjistri i punëmarrësit nuk ka qenë asnjëherë më i thjeshtë.

  • Regjistri i punëmarrësit i gatshëm për inspektoratin e punës
  • Listëpagesat për tatimet dhe automatizimi i plotësimit të tyre
  • Importi i ndryshimeve të punonjësve nga faqja e tatimeve
  • Vërtetime për bazën e vlerësueshme

04

Kërkesa dhe miratim leje

Punonjësi bën kërkesën nga celulari ose kompjuteri, përgjegjësi e miraton ose e refuzon dhe bilanci i lejeve përditësohet vetë.

  • Lloje lejesh: vjetore, mjekësore, e papaguar, martese, lindje dhe të tjera
  • Ditët e punës numërohen pa fundjavat
  • Bilanci i ditëve të mbetura për çdo lloj leje
  • Pa mbivendosje dhe pa rrezik për të lënë shërbimin të pambuluar

05

Prezenca me hyrje/dalje

Hyrje/dalja bëhet nga celulari me vendndodhje, ose me pajisje biometrike me gisht, fytyrë ose kartë. Orët e punës shkojnë direkt në raporte dhe në listëpagesë.

  • Hyrje/dalje nga celulari, me kontroll të vendndodhjes
  • Punon edhe pa internet: dërgohet kur kthehet lidhja
  • Orët e punuara për çdo ditë dhe për çdo punonjës
  • Hyrje/daljet për sigurimet dhe raporti i prezencës

06

Mungesat, shtesat dhe ndalesat

Çdo mungesë, bonus, avans ose ndalesë regjistrohet një herë dhe hyn vetë në listëpagesën e muajit.

  • Mungesa me ose pa pagesë, me arsye
  • Shtesa: bonuse, shpërblime, orë shtesë
  • Ndalesa: avanse, gjoba, ndalesa të tjera
  • Vërejtjet për punonjësin ruhen në kartelë

07

Kontrata, dokumente me afat dhe raporte mjekësore

Kontratat e punës krijohen automatikisht dhe programi të kujton kur skadon një dokument ose një raport mjekësor.

  • Kontratat e punës nga shabllone, pa shkruar çdo herë me dorë
  • Dokumente me afat: leje pune, certifikata, sigurime
  • Raportet mjekësore që vërtetojnë aftësinë për punë
  • Njoftimi për largim nga puna dhe organigrama e kompanisë

08

Urdhërpagesa bankare dhe sigurimet

Nga listëpagesa merret urdhërpagesa për bankën dhe listëpagesat për sigurimet, pa i shkruar sërish pagat.

  • Urdhërpagesa me llogaritë bankare të punonjësve
  • Listëpagesat e sigurimeve dhe hyrje/daljet
  • Përmbledhëse listëpagesash për periudha
  • Të dhëna të sakta dhe të ruajtura në të njëjtin program me kontabilitetin

09

Llogaritje sipas biznesit tuaj

Paga mund të llogaritet sipas orëve të punës, ditëve të punës, kilometrave të kryera ose çdo variabli tjetër që dëshironi.

  • Paga fikse mujore, me orë ose me ditë
  • Variabla të përshtatshëm: kilometra, shitje, produkte
  • Rregulla të ndryshme për grupe punonjësish
  • Përshtatje të mëtejshme sipas kërkesës

10

Raportet e burimeve njerëzore

Raporte që shihen në ekran, filtrohen sipas muajit, punonjësit ose departamentit dhe printohen siç do t’i merrni në letër.

  • Fletëpagesa dhe pagat me shtesa e ndalesa
  • Regjistri i punëmarrësit dhe lista e punonjësve
  • Lejet, mungesat dhe bilanci i ditëve
  • Prezenca, orët e punuara dhe urdhërpagesa bankare

11

Në çdo pajisje, me të njëjtat të dhëna

Elif Web në shfletues, aplikacioni Elif për celular dhe Elif Desktop për Windows punojnë me të njëjtat të dhëna.

  • Zyra punon në Elif Web ose Elif Desktop
  • Punonjësit bëjnë hyrje/dalje dhe kërkesa leje nga celulari
  • Përgjegjësit miratojnë lejet nga celulari ose nga kompjuteri
  • Çdo ndryshim shihet menjëherë në të tre pajisjet

Provojeni vetë, pa u regjistruar